MENU
klinika

Diskutohet integrimi monetar

Banka e Shqipërisë organizon konferencën vjetore

27.10.2018 - 23:22

Në fillim të muajit nëntor, Banka e Shqipërisë do të zhvillojë konferencën e saj vjetore, me temë Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe “Normaliteti i Ri”. Konferenca do të organizohet

në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës.

Gjatë konferencës, do të diskutohet mbi kombinimin optimal të politikës monetare, zhvillimet makroekonomike dhe çështje që lidhen me stabilitetin financiar për vendet me ekonomi të vogël e të hapur në rrugën e tyre drejt integrimit të plotë ekonomik në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, konferenca synon të trajtojë edhe integrimin monetar në kuadrin e eksperiencave të vendeve të reja të BE-së dhe të eurozonës, si dhe të hulumtimeve më të fundit për qasjet e reja ndaj politikës monetare dhe stabilitetit financiar, duke marrë parasysh transformimet në BE dhe rajonin e Evropës Juglindore.

Në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve qeveritare e financiare në vend, të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues nga bota akademike.