MENU
klinika

Paketa antishpifje

Basha: Avazi i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat

03.10.2018 - 16:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili lidhur me akuzat e artikuluara nga çështja e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist, ka njoftuar një paketë të re, atë për anti-shpifjen.

Ndërkohë Basha i cili ka postuar një video nga deklaratat e Ramës më herët lidhur me Elvis Roshin, shkruan:

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”

basha-rama-konica.al
basha-rama-konica.al

Kryeministri Edi Rama ironizoi ditën e sotme, në “Twitter” se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Krujës siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman.

Ndërsa Basha e sheh zgjidhjen tek vettingu i politikanëve, Rama e shikon tashmë tek paketa antishpifje që do të propozohet së shpejti nga maxhoranca.

E me sa duket “lufta” mes dy liderëve në Twitter do vijojë gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN