MENU
klinika

Akuza Prokurorisë

Basha: Donika Prela grisi fletëarrestin për Dakon

23.10.2018 - 20:47

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër prokuroren Donika Prela, ndërsa e akuzoi se ajo ka grisur fletëarrestin për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Lideri i partisë, e cilësoi Prelën ‘kamikaze’ të Ramës, që sipas tij po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.”, -shkruan në ‘Twitter’ Basha.

Nga akuzat për ‘makineri votash’ te ‘non gratat’!

Dako, inxhinieri që u bë një politikan i fortë

"Është ndër më mëkatarët në politikën shqiptare"

“Do vazhdojnë arrestimet”/ Gjikondi: Dako rrezikon deri në 5 vite burg

Punonte për “kokat” e kartelave të drogës (video)

Pastronte paratë e pista, publikohet momenti i arrestimit të shqiptarit

Eksperti Karamuço habit me përgjigjen

A priten arrestime të tjera politikanësh?