MENU
klinika

"Tunden lekët nga thesi"

Basha e akuzoi me video, Dako depoziton padinë për shpifje

27.10.2018 - 20:14

Më herët kreu  PD-së, Lulzim Basha akuzoi me anë të një videoje, kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, për një restorant në Durrës, i cili supozohet të jetë i Avdylajve me lejen e Dakos.

Pas kësaj ka reaguar dhe vetë kreu i bashkisë së Durrësit, teksa thotë se Basha shpif dhe se për këtë do të depozitojë të hënën padinë për shpifje në gjykatë.

“Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif”– thotë ndër të tjera Dako.

vangjush dako-konica.al
vangjush dako-konica.al

Statusi i plotë i kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako:

“O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush!

Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif!

Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj.

Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!”

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD