27.10.2018 - 17:17
Edhe këtë të shtunë kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me sulmet ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Dako është kthyer në një ndër shënjeshtrat kryesore të opozitës ditët e fundit, me daljen e një sërë përgjimeve të kryera nga prokuroria në lidhje me grupin e Avdylajve në Shijak.
Basha ka postuar në rrjetin social një video ku sqaron sesi Vangjush Dako mashtroi publikisht ditën e enjte në emisionin Opinion.
Basha shprehet se dosja për të sapo ka nisur të zbulohet dhe se vendi i kryebashkiakut është burgu dhe jo karrigia e pushtetit.
Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kjo është politika
“Kam folur me Niçen e Durrësit”, Dako pranon bisedën
Akuza Prokurorisë