MENU
klinika

Fundi i afërt

Basha sulmon Ramën: Askush s’na e mbyll dot gojën

23.10.2018 - 16:44

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me padinë që bëri opozitari Akil Kraja kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Basha tha se askush nuk do të na e mbyllë dot gojën. Basha shkruan se fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.

basha reagon kunder rames-konica.al
basha reagon kunder rames-konica.al

“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën.

Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, tha Basha.

basha reagon kunder rames-konica.al
basha reagon kunder rames-konica.al