MENU
klinika

Sondazhet aspak favorizuese

Bavaria voton sot/ Merkel në rrezik

14.10.2018 - 13:04

Angela Merkel do të marrë fajin për një rezultat “dramatik” të zgjedhjeve të Bavarisë të dielën, pasi aleatët e saj të koalicionit do t’ia hedhin shpejt fajin kancelares gjermane për performancën e keqe të partisë së të Bashkimit Kristian Social, paralajmëroi një ekspert politik.

Duke folur për Deutsche Welle News, gazetarja Bettina Vestring tha se kancelarja gjermane Angela Merkel do të fajësohet për ndikimin “dramatik” që do të kenë zgjedhjet e Bavarisë në Berlin të dielën.

Bashkimi Kristian Social (CSU), i cili është partner i koalicionit të Merkel dhe partia motra bavareze e  CDU, do të votohen më 14 tetor. Zonja Vestring deklaroi se CSU do të “vuajë keq” në zgjedhjet rajonale të së dielës, duke shkaktuar që  aleatët e Angela Merkel të fajësojnë krejtësisht kancelaren gjermane.

“Unë mendoj se në disa mënyra efektet do të jenë më dramatike në Berlin, sepse koalicioni qeverisës i Angela Merkel në Berlin, partitë prej të cilave përbëhet, do të vuajnë në Bavari dhe do të vuajnë keq. Kjo është e vërtetë jo vetëm për CSU por edhe për Social Demokratët.” u shpreh Vestring.

Ekspertja pohoi se votimi i Bavarisë të dielën do të jetë një “fitore për demokracinë”.

Ajo u shpreh: ” Mendoj se do të jetë një fitore për demokracinë në dy aspekte. Para së gjithash, mendoj se është absurde që demokracia të qeveriset nga e njëjta parti për 60 vjet”.

“Por së dyti, ndoshta edhe më e rëndësishme në këtë kohë dhe në këtë klimë politike që kemi tani, mendoj se CSU në Bavari po dënohet për të qenë tepër populiste”.

Votuesit do të marrin në votime të dielën për të zgjedhur 180 anëtarët e Landtag 18 të Bavarisë. bZgjedhjet rajonale mund të dobësojnë qeverinë kombëtare nëse CSU nuk është e suksesshme dhe fajëson Horst Seehofer, i cili është Ministri i Brendshëm i Merkel dhe udhëheqësi i CSU.

Një sondazh i publikuar nga transmetuesi gjerman ARD javën e kaluar tregoi se mbështetja për CSU kishte rënë në 33 për qind, pavarësisht që zakonisht merr rreth 50 për qind të votave.

Sondazhi tregoi Partinë e të Gjelbërve në vendin e dytë, me mbështetjen 18 për qind.

Si rezultat, kjo mund të jetë ecuria më e keqe e CSU që nga viti 1950, kur mori 27.4 përqind të votave.

Bavaria është shteti më i madh dhe një ndër më të pasurit në Gjermani, kështu që rezultatet do të bëjnë një ndryshim të madh. Shteti jugor është shtëpia e BMW, Siemens dhe Allianz dhe produkti i brendshëm bruto i tij është më i madh se ai i Suedisë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autoriteti i kancelares vihet në provë...

Datat kur Merkel do të “luftojë” këtë vjeshtë

"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…