MENU
klinika

“Pyesni gratë!”

Befason Rama: Suksesi im, pyes gruan!

19.10.2018 - 21:48

Mbrëmjen e kësaj të premteje, kryeministri Rama ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” të moderatorit Arjan Çani, ku ndër të tjera, ai foli edhe për çështjen e mbylljes së lojërave të fatit nga 1 janari.

Edi Rama, zone e lire

Gazetari iu drejtua kryeministrit duke e kundërshtuar për këtë vendim, por Rama ngulmoi në idenë e tij, duke u shpreh se ajo është e duhura dhe është në favorin e qytetarëve, që sipas tij, tashmë një pjesë e madhe e meshkujve janë të “sëmurë” nga bastet.

Më tej, ai iu drejtua Çanit duke i thënë se të pyesë njëherë zonjat e ftuara në publikun e emisionit dhe nëse ndonjëra nga ato do të shprehej se lojërat e fatit të qëndrojnë të hapura, atëherë, tha Rama, nuk do t’i mbyllim.

Ai vazhdoi më tej, duke thënë se janë pikërisht gratë ato që e vuajnë më shumë këtë fenomen. Kryeministri tha se gratë duhen pyetur gjithmonë. Unë jam shumë mirë se pyes gruan”, u shpreh kryeministri.

Por Arjan Çani reagoi duke u shprehur mosbesues në këtë deklaratë: “Ti bën kot se nuk pyet askënd”, tha gazetari.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?