MENU
klinika

Detajet

Bënin ‘namin’ me drogë në Itali, shkatërrohet banda me shqiptarë

16.10.2018 - 11:02

Nëntë persona janë arrestuar pas një hetimi që i lejoi karabinierëve të zbulojnë një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë e italiane të angazhuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Droga nga zona e Bergamos dërgohej në Valle Camonica të Breshias dhe pastaj “ushqente” të gjitha sheshet e qytetit.

Operacioni i nisur nga Prokuroria Publike e Breshias lejoi identifikimin e një rafinerie të drogës në zonën e Bergamos.

Karabinierët mundën të zbulojnë atje 12.5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë dhe 70 mijë euro para cash, të cilat u konfiskuan.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës