MENU
klinika

Berat

Aty ku i vdekuri nuk gjen varr

11.10.2018 - 13:13

Në Berat mungesa e vendeve në varreza është kthyer në një problem mjaft shqetësues.

Janë vetëm 2 parcela aktualisht, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje. Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Megjithëse mësohet se drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privatët.

Nënkryetari Bledar Blana pohon se është kërkuar përshpejtimi i procedurave, pasi situata është emergjente.

Në mungesë të vendeve, qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra për të varrosur të afërmit.