MENU
klinika

Vrasja në Bllok

Berisha: Tahiri takoi Matën në Gjermani

22.10.2018 - 22:25

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Berisha deklaroi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar në Gjermani për të takuar Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës.

Gjatë komentit për ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, Berisha tha se Mata është njeriu i Saimir Tahirit.

“Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike.

sali berisha vrasja ne bllok-konica.al
sali berisha vrasja ne bllok-konica.al

Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen.

Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe’, pohoi Berisha.