MENU
klinika

Edhe kërcënime...

Birra me simbolin e shqiponjës, shitje rekord në Zvicër

06.10.2018 - 13:43

I frymëzuar nga mënyra e festimit të futbollistëve Shaqiri e Xhaka në Botërorin e Rusisë, një sipërmarrës në Zvicër pati një ide gjeniale për të rritur biznesin e tij.

Ai vendosi të prodhonte versionin “shqiponjë” të birrës së Lucernës, që u pagëzuar me emrin “Doppelradler”. Rezultati? Sukses i paparë në shitje, trefishim i prodhimit vjetor, kërkesa pa fund nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe kërcënime dhe policë në fabrikë. Një çështje që ka marrë aktualisht vëmendjen e shtypit në Zvicër.

Birra e re pati sukses të jashtëzakonshëm në shitje. Sasia e parë u shit menjëherë, madje kishte nga ata persona që u interesuan në fabrikë për të blerë këtë birrë, por ne nuk kishim në atë moment dhe ata u zhgënjyen”.

Më pas fabrika e birrës së Lucernës prodhoi dhe shiti trefishin e prodhimit të saj vjetor. “Për këtë birrë të veçantë, – vazhdon më tej administratori Shurtenberger, – na kanë ardhur kërkesa të shumta nga Prishtina dhe Tirana”.