MENU
klinika

Të dashuruar e të ndarë

Brad Pitt, fjalë prekëse për Jolie, ka edhe këshilla

04.10.2018 - 21:53

Yjet e Hollywood, Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë rreth dy vite më parë dhe ndodhen në një betejë ligjore për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Por gjatë kësaj kohe ka pasur reagime e deklarata të ndryshme nga të dyja palët, madje mediat kanë shkruar se ata edhe janë takuar.

Ndërkohë, Brad Pitt ka bërë së fundmi një deklaratë prekëse për ish-bashkëshorten e tij, ndërsa shpreh lëndimin jep edhe këshilla.

Natyrisht, unë nuk jam një ekspert në marrëdhënie. Pas humbjes së një gruaje që e desha dhe martesës gati 11-vjeçare, kjo është këshilla që unë do të doja të më kishin dhënë edhe mua: Asnjëherë mos i ndaloni takimet, kurrë mos e merrni dashurinë e asaj gruaje për të mirëqenë. Kur i kërkove që ajo të martohej me ty, ti i premtove se do të ishte ajo njeriu që do ta mbante zemrën tënde dhe ta mbronte fort atë. Ky është thesari më i rëndësishëm dhe i shenjtë që do t’ju jepet ndonjëherë. Ajo të zgjodhi ty. Kurrë mos e harro dhe kurrë mos u bëni dembelë në dashurinë tuaj,” –ka thënë Pitt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yjet e Hollywood rikthehen bashkë

Brad Pitt harron Jolie, pushime në Itali me Aniston