MENU
klinika

Deklarata

Brexit/ May nuk ‘qetëson’ dot evropianët

17.10.2018 - 13:24

Pas takimit 2-orësh e gjysmë të kabinetit të saj, i cili nxori në pah dallimet e thella mes anëtarëve të ekzekutivit, Theresa May pritet t’i kërkojë liderëve të Bashkimit Europian ta mbajnë të hapur derën e negociatave të Brexit-it .

Nëse do të jemi të bashkuar si qeveri, mund t’ia dalim”, i tha May ministrave, por duket se e ka të pamundur t’i bindë të gjithë.

Një pjesë e tyre nënvizojnë rëndësinë e kufirit irlandez dhe duan garanci që ai nuk do ta ndajë Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo është një nga pikat ku Londra dhe Brukseli kanë mosmarrëveshjet më të mëdha.

Kurifi irlandez vazhdon të mbetet një nga çështjet kyçe për t’u zgjidhur, tha një zyrtar i lartë i presidencës franceze për Reuters.

“Ne besojmë se ideja e marrëveshjes mund të arrihet, ndonëse jo që sot”, shtoi ai, duke nënvizuar se shtyrja e negociatave për Artikullin 50 përtej 29 marsit të vitit 2019, edhe pse ligjërisht e mundshme, nuk është e “mirëpritur”.

Më pak se 6 muaj përpara se Anglia të largohet nga BE-ja, bisedimet e Brexit-it kanë mbetur në vendnumëro, duke ngjallur shqetësim për ecurinë e procesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN