Bota e muzikës u shokuar kur rreth një javë më parë, pas raportimeve se Michael Buble është tërhequr përfundimisht nga muzika.
Por së fundmi këngëtari ka hedhur poshtë zërat, duke u shprehur se intervista e tij e fundit është keqkuptuar dhe se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga muzika së afërmi. Artikulli sugjeroi që ai po tërhiqej për shkak të betejës së djalit, Noas me sëmundjen e kancerit.
“Do të vazhdoj derisa të vijë lajmi për vdekjen time, i cili ndoshta do të jetë gjithashtu i rremë. Në atë pikë, tani jeni me të vërtetë i famshëm. Gjërat po shkojnë mirë në regjistrimet e këngëve të reja”, tha Buble.
Ai mori një pushim dyvjeçar nga jeta publike për të kaluar kohë më shumë me familjen para regjistrimit të albumit të tij të tetë.
Deri tani në muzikë, Buble ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke shitur 75 milionë disqe në 13 vite aktivitet, këngëtari është fitues i 4 Grammy Awards.