MENU
klinika

Legjenda e portës

Buffon zgjedh lojtarin për “Topin e Artë”

18.10.2018 - 19:02

Ai ka qenë vetë kandidat, i vetëdijshëm që përballë Messit dhe Ronaldos nuk kishte shans, ndërsa këtë vit situata ka ndryshuar totalisht. Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon, aktualisht në radhët e PSG-së, ka bërë zgjedhjen e tij për lojtarin që duhet të fitojë trofeun e “Topit të artë”.

Sipas ish-portierit të Italisë dhe Juventus, është Kylian Mbappe ai që e meriton plotësisht ta fitojë trofeun. Për emisionin “Tout le Sport” në një televizion francez, Bufon ka deklaruar:

“Duke parë kualitetin e tij, atë që bën në fushën e blertë dhe se sa ishte vendimtar në fitimin e Botërorit në Rusi, them se e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’.

mbappe verrati psg
mbappe verrati psg

Ka një talent të jashtëzakonshëm dhe aftësi teknike që nuk u kam parë lojtarëve të tjerë. Është një fenomen dhe, nëse ka ambicien për të qenë më i miri, do të bëjë një karrierë të madhe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN