MENU
klinika

Masa e sigurisë

Burg për ish-deputetët e PS-së/ Avokati: Proçes skandaloz

24.10.2018 - 19:05

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Gjyqtari Bip Ndreca ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë më herët për ta.

Pas vendimit, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Maks Haxhia, e cilësoi një proces skandaloz dhe antiligjor.

“Fatkeqësisht ju sot nuk ishit në sallë dhe ky ishte një skenar i mirërregulluar dhe mirëfunksionuar.

Juve fillimisht u dhënë informacion nga Prokuroria, ju atë informacion e hodhët në opinion. Por po të ishit sot në sallë do të krijoni një opinion tjetër.

Maks-Haxhia-mbeten ne burg ish deputetet socialist-konica.al
Maks-Haxhia-mbeten ne burg ish deputetet socialist-konica.al

Proces më skandaloz, qesharak dhe antiligjor nuk kam parë ndonjëherë në 37 vjet të karrierës sime.”

Dy ish deputetët PS kërkojnë veçimin e dosjes nga ajo “Vol-vo 4”

Avokatët kanë kërkuar që dosja e tyre të veçohet nga ajo e të arrestuarve në kuadër të operacionit Vol-vo4 për akuzën e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal.

Arben Çuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore. Ndërkohë Ndoka akuzohet për “tjetërsim prone”

Pergjimet

Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Nga përgjimet rezulton se ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.

Në kuadër të operacionit “Vol-vo4 ” janë arrestuar 27 persona të cilët të gjithë dolën sot për masën e sigurisë.