MENU
klinika

Njoftim i rëndësishëm

Bursa studimi në SHBA?/ Zbuloni si mund ti fitoni

10.10.2018 - 20:15

Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishëm, për të gjithë ata që janë të interesuar të zhvillojnë studimete tyre drejt SHBA-ve.

Në njoftim tregohen të gjitha proceduat që duhet të ndiqni si dhe kriteret që duhet të plotësoni.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada kujton që të rinjtë e interesuar për këtë program të aplikojnë.

“Po kërkoni një arsye më shumë për të aplikuar në programin Youth Exchange and Study (YES)? Lexoni atë çfarë ka për të treguar ish pjesëmarrësja jonë në YES, Emi Xhuveli
Gati për të aplikuar? Shihni kriteret e kërkuara për programin YES dhe aplikoni që sot ? Kliko këtu
Për më shumë informacion, ju mund të kontaktoni edhe American Councils në adresën [email protected]”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

ambasada-amerikane-konica.al
ambasada-amerikane-konica.al

Programi YES, është një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane- pa pagesë!

APLIKANTËT DUHET:
Të jenë të lindur mes periudhës 1 janar 2002 dhe 15 korrik 2004.

Të jenë nga klasa 10 ose 11 e shkollës së mesme

Të jenë të regjistruar në shkollë të mesme në kohën e aplikimit

Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mirë

Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit

Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.

Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.

Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare në vendin ku ata aplikojnë për programin

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2018 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2001 dhe 15 korrikut 2004.

Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B

Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN