Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u përgjigj për arrestimet në Shkodër duke thënë se ia le në dorë drejtësisë dhe se respekton punën e bluzave të bardha.
Manastirliu: Shpresoj që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt. Si Ministre e Shëndetësisë kam respekt maksimal për bluzat e bardha dhe shërbimet që ato ofrojnë për qytetarët. Si nëpunëse dhe si Ministre respektoj të gjithë organet e pavarura për të kryer të gjitha ato procedura. Shpresoj fort në sqarimin e të gjithë rrethanave.
Po ashtu Ministri Bushati i pranishëm në Shkodër foli për akuzat e opozitës për lidhjet me krimin duke thënë se ndjen keqardhje që vendi është pa opozitë dhe se mashtruesit patologjik nuk dinë te bëjnë gjë tjetër dhe se nuk shohin asgjë nga ndërkombëtarët.
Sa i përket procesit të integrimit u shpreh se opozita nuk po ndikon pozitivisht, por se në po përpiqemi të punojmë bashkë me qytetarët