Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka pritur homologun e Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Bushati në një konferencë për mediat tregoi se bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë është në nivele të larta në fushën e sigurisë, por edhe në fushën e ekonomisë.
Gjithashtu Bushati theksoi faktin se Shqipëria dhe Turqia do të zhvillojnë më tej fushat e bashkëpunimit.
“Ministria jonë e jashtme dhe dy ministrat janë në rolin e koordinuesit. Në iu paraprijmë edhe mbledhjes së qeverive mes dy vendeve. Përforcim ekonomik mes dy vendeve tona, duke bashkëpunuar në fushën e turizmin dhe në fushën e bujqësisë. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e mbrojtjes, por edhe në suazën në NATO, por edhe agjencia TIKA, e cila ka ndihmuar shumë Shqipërinë. Dua të falënderoj popullin e TurqiSë, për ndihmat kryesisht në përmbytje.”, tha Bushati.
“Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni”, tha ministri turk, i cili shtoi se “marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë”.
Ministri Çavuşoğlu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavuşoğlu do të realizojë një vizitë në Kosovë.