MENU
klinika

Aktivitetet

Çfarë duhet të bëni për të shmangur stresin?

20.10.2018 - 11:24

Ndërmjet shkuarjes në party dhe punëvë të lëna përgjysmë në  zyrë, fundjava mund të bëhet ndonjëherë edhe stresuese. Edhe pse mund të jetë sfiduese të sforcohesh gjatë ditëve të pushimit,rezulton se stërvitja është një nga mënyrat më të mira për të mundur stresin e pushimeve. Këtu janë pesë aktivitete të cilat  ndikojnë në uljen e stresit.

 

  1. Ecni

Ka shumë përfitime shëndetësore që mund të fitohen nga ecja, edhe nëse nuk arrini qëllimin  prej 10.000 hapave në ditë. Studimet kanë treguar se ecja me të vërtetë rrit mbrojtjen  kundër efekteve negative të stresit. Çdo ushtrim që ju beni duhet të ndihmojë në zbutjen e stresit dhe në përmirësimin e gjëndjes shpirtërore

  1. Vraponi

Nëse ndjeheni sikur me regjimin tuaj të ushtrimeve jeni duke shpenzuar kot diten e pushimit ,kujtohuni se dimri po afron dhe kjo mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të mbajtur gjithmonë trupin në lëvizje dhe në formë.Sipas disa studimeve,shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se stervitja  në mënyrë efektive zhvillon trurin , duke nxitur ndërtimin e rrugëve të reja nervore që mund t’ju ndihmojnë të bëheni më elastik ndaj stresit.

  1. Noti

Notimi është cilësuar si një nga mënyrat më të mira për të kaluar  kohën e lire. Një studim i botuar në Shkencat Proceduriale-Sociale dhe të Sjelljes ka arritur në përfundimim që  të rriturit që notonin tre herë në javë ishin më të aftë për të menaxhuar stresin në krahasim me ata që nuk e ushtronin këtë lloj sporti.

  1. Yoga

Midis shtrirjes relaksuese dhe frymëmarrjes, yoga është një mënyrë fantastike për të lehtësuar stresin e pushimeve. Një studim i bërë tek të rrituurit zbuloi se njerëzit që morën pjesë në yoga raportuan se ndiheshin shumë më pak të shqetësuar, të tensionuar, të depresuar, të zemëruar dhe të lodhur sesa ata që nuk e praktikonin. Nëse keni  ndjenjë aventureske, nxirrni nxehtësinë: klasat e nxehta të yogas janë një mënyrë e shkëlqyer për të dëbuar ftohtësinë e dimrit!

  1. Ngritja  e peshave

Ndjeheni të shqetësuar dhe të tronditur nga stresi i pushimeve? Merrni një palë shtanga dore. Ngritja  e peshave është e këshilluar klinikisht për të reduktuar stresin dhe ankthin.

 

 

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”