Është normale të harrosh një fjalë, të mos kujtosh për momentin ku le çelësat e tua, ose të kesh vështirësi në kujtimin e udhëzimeve herë pas here.
Këto lloje harresash bëhen më të zakonshme tek të rriturit. Megjithatë, humbja e papritur dhe e rëndë e kujtesës – siç është harrimi i emrave të fëmijëve tuaj ose mosnjohja e vendit tuaj – mund të sinjalizojë një problem më serioz.
Humbja e kujtesës mund të jetë një shenjë e sëmundjes Alzheimer dhe lloje të tjera të patologjive të trurit.
Por kur semundja ndodh shpejt, shpesh është për shkak të gjërave të tjera. Shumë nga këto shkaqe janë të trajtueshme.
Këtu janë disa gjëra që mund të çojnë në humbje të papritur të kujtesës dhe çfarë mund të bëni për ta:
Medikamentet
Shumë ilaçe me recetë që merrni mund të ndikojnë në kujtesën tuaj. Kjo nuk është listë e plotë, por disa nga ato më të zakonshmet përfshijnë:
• Medikamentet kundër ankthit: alprazolam (Xanax), klordiazepoksid (Librium), klonazepam (Klonopin), diazepam (Valium), flurazepam (Dalmane), lorazepam (Ativan)
• Medikamentet kundër depresionit ose dhimbjes: amitriptilin (Elavil), clomipramine (Anafranil), desipramine (Norpramin), doxepin (Sinequan), imipramine (Tofranil), nortriptilin (Aventyl, Pamelor).
• Medikamentet kundër presionit të lartë të gjakut: atenolol (Tenormin), kapopril (Capoten), metoprolol (Lopressor, Toprol), propranolol (Inderal), sotalol (Betapace)
• Medikamentet kundër kolesterolit të lartë: atorvastatin (Lipitor), fluvastatin (Lescol), lovastatin (Mevacor), pravastatin (Pravachol), rosuvastatin (Crestor), simvastatin (Zocor)
• Medikamentet kundër dhimbjes: fentanil (Duragesic), hydrocodone (Norco, Vicodin), hydromorphone (Dilaudid, Exalgo), morfinë (Astramorph, Avinza), oksikodoni (OxyContin, Percocet)
• Medikamentet kundër konvulsioneve: acetazolamide (Diamox), karbamazepine (Tegretol), gabapentin (Neurontin), lamotrigine (Lamictal), pregabalin (Lyrica), acid valproik (Depakote)
Nëse merrni njërën nga këto barna – ose diçka që nuk është në këtë listë – dhe jeni të shqetësuar për kujtesën tuaj, pyesni mjekun tuaj nëse mund të merrni një medikament tjetër.
Depresion
Kujtesa dhe emocionet tuaja janë të lidhura ngushtë. Depresioni, stresi ose ankthi mund të ndikojnë në fokusin tuaj. Kur nuk mund të përqendrohesh, nuk mund të mbash mend shumë mirë.
Nëse ndiheni i trishtuar ose keni humbur interesin për gjërat që keni gëzuar dikur, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.
Mungesa e vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 në dietën tuaj gjithashtu mund të ndikojë në kujtesë. Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin tuaj të përdorë energji nga ushqimi dhe mbron qelizat nervore kështu që ju mund të mendoni qartë. Trupi juaj nuk sintetizon vitaminë B12.
Ju e merrni atë nga ushqime të tilla, si: mishi, peshku, qumështi, djathi dhe vezët. Disa persona që janë vegjetarianë mund të mos marrin mjaft vitaminë B12 nga dieta. Për këtë arsye ju duhen suplemente nën këshillimin e mjekut.
Abuzimi me alkool
Në sasi të mëdha, alkooli e bën më të vështirë të krijoni kujtime të reja ose të ruani informacionin që keni mësuar. Nëse vazhdoni të pini shumë, humbja e kujtesës mund të bëhet e përhershme.
Plagë të kokës
Një rënie, aksident automobilistik ose ndonjë goditje tjetër e rëndë në kokë mund të të lërë të paaftë të mbani mend njerëzit ose ngjarjet. Edhe nëse lëndimi nuk ju lë pa ndjenja, kjo mund të çojë në humbjen e kujtesës.
Varësisht se sa të rënda ishte goditja në kokën tuaj, çështjet e kujtesës mund të zhduken përkohësisht ose të jenë të përhershme. Po kjo mund të vijë edhe nga ishemia e trurit ose goditja në tru.
Amnezia
Amnezi është ajo gjendje kur papritmas nuk mund të mbani mend gjërat rreth vetes ose jetës suaj. Mund të shkaktohet nga lëndimi ose dëmtimi i trurit tuaj.
“Amnezia tranzitore globale” është një lloj i humbjes së kujtesës ku papritmas harroni se ku jeni apo çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Ju mund të bëni të njëjtat pyetje pa pushim për të marrë informacionin tuaj.
Tumoret e trurit
Dëmtimi i trurit nga një tumor ose trajtimet e tij mund të ndikojë në kujtesë. Kimioterapia, kirurgjia dhe rrezatimi mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të menduar qartë. Kanceri gjithashtu mund t’ju bëjë aq të lodhur sa nuk mund të mendoni drejt.
Kujdesuni për veten ndërsa jeni duke u trajtuar për kancer. Hani mirë dhe merrni shumë pushim për të kursyer energji dhe për të mbajtur kujtesën tuaj.