MENU
klinika

Zbulime!

Çfarë po ndodh me jetëgjatësinë njerëzore?

27.10.2018 - 11:25

Me rritjen e jetëgjatësisë njerëzore, popullsia e botës po plaket me ritme shumë më të larta.

Në fakt, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se popullsi e lartë, domethënë, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart që po rritet me një ritëm prej rreth 3 përqind në vit.

Aktualisht, janë 962 milionë njerëz të moshave mbi 60, në të gjithë globin, sipas vlerësimeve më të fundit. Deri në vitin 2050, ky numër parashikohet të jetë më shumë se dyfish dhe numri i njerëzve të moshës 80 vjeç e lart pritet të trefishohet.

Një sërë sëmundjesh kronike shoqërojnë plakjen. Deri në vitin 2060, për shembull, barra e sëmundjes Alzhaimer në Shtetet e Bashkuara do të dyfishohet, thonë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ata parashikojnë se pothuajse 14 milionë njerëz do të kenë Alzhaimer dhe forma të tjera të demencës (grup i simptomave që përfshijnë përkeqësimin progresiv të të gjitha aspekteve të funksioneve të trurit), ndërkohë hulumtuesit janë duke u përpjekur për të parandaluar këtë dhe sëmundje të tjera lidhur me moshën.

Një sëmundje degjenerative e trurit, që rezulton në humbje progresive të kujtesës, të menduarit, çorientim dhe ndryshime në personalitet dhe në gjendjen shpirtërore.

Hulumtimet e fundit të paraqitura në ‘Takimin e Mikrobiologjisë së Londrës’ treguan në rolin e baktereve për shëndetin e njeriut dhe plakjen.

Pra, pyetja “Si mund të jetojmë më gjatë dhe një jetë të shëndetshme?” po zëvendëson ngadalë atë të pyetjen thjesht “Si mund të jetojmë më gjatë?”

Ndërsa shkencëtarët fillojnë kërkimin për një shëndetësi më të gjatë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se plakja nuk është thjesht një proces i pashmangshëm që thjesht “ndodh”, por ekzistojnë mekanizma të sakta molekulare që e rregullojnë atë.

Marina Ezcurra, Ph.D, lektore e neuroshkencës në degën e Shkencave Biologjike dhe Kimike në Universitetin Queen Mary’, në Londër, ka dedikuar kohën e saj këtij studimi për të kuptuar këto mekanizma.

Hulumtimi i saj fokusohet në atë se si plakja dhe sëmundjet e lidhura me të ndodhin në një krimb që quhet Caenorhabditis elegans. Kohët e fundit, Ezcurra dhe ekipi i saj kanë shqyrtuar plakjen gastrointestinale dhe rolin e mikrobiomës në këtë proces.

Me mikrobiomë kuptojmë mikroorganizmat në një mjedis të veçantë (duke përfshirë trupin ose një pjesë të trupit).
“Ne varemi nga një ushtri e madhe mikrobesh për të qëndruar gjallë: një mikrobiomi që na mbron nga mikrobet, shkatërron ushqimin për të nxjerrë energji dhe prodhon vitamina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN