MENU
klinika

Premier League, java 8

Chelsea nuk fal, tifo për barazim në “Anfield”

07.10.2018 - 17:34

Kreu i Premier League vijon të jetë i ngjeshur, pavarësisht se për momentin kemi një tjetër ekip në krye. Chelsea është ngjitur përkohësisht në krye të kampionatit anglez pasi fitoi 3-0 në fushën e Southampton.

Londinezët kanë një pikë më shumë se Manchester City dhe Liverpool, që do të ndeshen me njëra-tjetrën, sot pasdite në “Anfield Road”.

Kur u mbush gjysmë ore lojë, Eden Hazard konfirmoi momentin e shkëlqyer, që po kalon duke realizuar golin e shtatë në Premier, ku është golashënuesi më i mirë, pas pasimit të marrë nga Barkley.

Ky i fundit shënoi golin e dytë për Chelsea, me portën e boshatisur, pas pasimit akrobatik Olivier Giroud, që mund të fitojë çmimin “asisti i sezonit”.

Ross Barkley bëhet futbollisti i parë anglez që shënon një gol dhe jep një asist brenda një ndeshje, që pas Frank Lampard në dhjetor 2013 kundër Sunderland. Goli i tretë u firmos nga Alvaro Morata, i shërbyer nga “mjeshtri” Eden Hazard, në minutën e fundit të ndeshjes.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN