MENU
klinika

Ulje e moshës së votuesve

CRCA peticion Kuvendit: 16-vjeçarët të votojnë

23.10.2018 - 17:40

5 vite më parë ish-kryeministri Berisha hodhi propozimin që pjesë e listave të votuesve të bëheshin edhe 16 vjeçarët, çka do të thotë ulje e moshës së votuesve.

Tani pas 5 viteve, ky propozim është rikthyer, teksa shoqëria civile i ka nisur Kuvendit dhe partive politike një peticion, ku kërkon që e drejta e votës t’ju jepet të gjithë adoleshentëve, duke filluar nga 16 vjeç.

‘Voto 16’, nën këtë slogan Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ka nisur këtë të martë peticionin për uljen e moshës në votime nga 18 në 16 vjeç.

Drejtori i Përgjithshëm i CRCA, Altin Hazizaj tregon se prej muajit shkurt organizata ka realizuar takime dhe konsultime me adoleshentë në 12 qarqe të vendit, dhe thekson se mbi 1000 të rinj kanë kërkuar që të kenë të drejtën për të votuar.

altin hazizaj-ulja e moshes se votuesve-konica.al
altin hazizaj-ulja e moshes se votuesve-konica.al

Sipas Hazizaj ky është vetëm hapi i parë i kësaj nisme, duke argumentuar se ulja e moshës së votimit fuqizon demokracinë.

Në lidhje me këtë cështe, qytetarë të shumtë japin reagimet tyre ku vihet re se mosha e re është pro kësaj nisme ndërsa pjesa tjetër kundër .

Në nivel Europian ka një seri levizjesh që kërkojnë prej vitesh uljen e moshës së votimit prej 18 në 16 vjeç.

Në vende si Gjermania, Austria, Skocia dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë i kanë njohur adoleshentëve të drejtën e votimit që në moshën 16 vjeç.

“Do t’i kërkoja kreut të grupit parlamentar të negociojë me Gramoz Ruçin dhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare uljen e moshës së votimit në 16 vjeç”.

Në vendin tonë përllogariten të jenë afro 200 mijë adoleshentë, nga 16 deri 18 vjeç, të cilët në rast të një ndryshimi ligjor do të përfshihen me të drejtë vote që në zgjedhjet lokale.