MENU
klinika

Deklarata

Daçiç i reagon ashpër Komshiçit për Kosovën

11.10.2018 - 10:45

Pas deklaratës së anëtarit kroat të Presidencës në Bosnje e Hercegovinë, Zhelko Komshiç, se Kosova për të është shtet i pavarur, ka reaguar ashpër ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç 

Sipas tij Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën dhe se anëtarët e Presidencës nuk po respektojnë integritetin territorial të Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë se deklaratat e tilla prishin raportet e mira ndër fqinjësore si dhe nxisin reaksione reciproke.

Ende pa e filluar mirë punën i sapozgjedhuri i Presidencës në Bosnje dhe Hercegovinë, Zhelko Komshiç, ka tentuar të provokojë Serbinë me deklaratën e tij se Kosova është shtet i pavarur. Edhe unë personalisht konsideroj se Republika Srpska mund të jetë shtet i pavarur kur atë mund ta bëjë edhe Kosova, por Serbia ka politikën e jashtme zyrtare me të cilën e njeh integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shtuar Daçiç. /Konica.al/