Janë publikuar dy përgjime të reja që i përkasin dosjes së grupit kriminal të Shijakut.
Në një nga këto përgjime prokuroria ka regjistruar një bisedë mes krye bashkiakut të Durrës dhe një personi tjetër me pseudonimin ‘Nicja’ i quajtur Altin Avdyli pjesë e bandës së Shijakut tashmë i arrestuar.
Nga kjo bisedë e përgjuar transmetuar nga TV Klan, Dako interesohet që të takojë me një person tjetër i quajtur Astrit.
Besohet se mund të bëhet fjalë për Astrit Avdylin edhe ky i arrestuar të Dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale.
Sipas transkriptit të kësaj bisede Vangjush Dako kërkon të takohet me Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka.
BISEDA 1 –
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Ndërkohë në një tjetër përgjim publikuar mes Nices Altin Avdylit dhe një personi të paidentifikuar përmendet përsëri emri i një personi me ermrin Vangjush për të cilin bashkëbiseduesi i thotë NICES i japë një sasi parash.
BISEDA 2 – NIÇJA
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
2- Alo, ça po bën?
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
1- Jo! Jo! Jo!
2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…
1- Niçja: …mirë…
2- 6 veta janë!
1- Niçja: Hajt se të marr unë!
2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!
Nga kërkesa që prokuroria e krimeve të rënda, dërgoi në gjykatë për të siguruar urdhër arrestet e 44 personave, nuk përmendet drejtpërdrejt Vangjush Dako por një person që banda e Shijakut e quante xhuxhi që sipas tyre e kontaktuan për çështje pune.