MENU
klinika

Dramaturgjia shqiptare

‘’Deka e Skënderbeut’’ para 101 vitesh në skenë

24.10.2018 - 11:23

Para 101 vjetëve në shkodër, në 1914-1915 nga të dhënat e studiuesve dhe arkivat ka pasur aktivitete teatrore në nder të heroit tonë kombëtar Skënderbeut.

Në këto vite Kolë Mirdita-Helenau kishte shkruar një dramë për Skënderbeun të quajtur ‘’Deka e Skënderbeut’’. Drama është ngritur dy herë në skenë në vitin 1916-1917 sipas portalit Telegraf.

Kolë Mirdita kishte qenë regjizor dhe njëkohësisht aktor. Vetë autori kishte luajtur rolin e personazhit Gjergj Lleshi. Nga fondi i fototekës në Akrikvin e Shtetit, ruhen disa foto teatrore.

Sipas të dhënave të gjetura në monografinë e Alfred Çapalikut, “Kolë Mirdita (Helenau): Jeta dhe Vepra”, mësojmë se kjo dramë ishte ngjitur dy herë në skenë, më 1916 dhe më 1917.

Fotot e rralla që ruhen në fondin e fototekës në Arkivin e Shtetit, tregojnë disa moment nga kjo shfaqje teatrore e para një shekulli.
Në monografinë e Alfred Çapalikut: ‘’Kolë Mirdita (Helenau): Jeta dhe Vepra’’ për këtë dramaturg ndër të tjera ai shkruhet:

“Ngjarjen më të veçantë të jetës rinore ia shënon vënia në skenë e dramës “Deka e Skanderbegut”, më 1916, ku qe autor, aktor dhe regjizor, në palkun e punuar nga artisti Kolë Idromeno. Shfaqia qëndroi gjatë në repertorin e teatrit të nxënësve. Ajo u riluajt më 17 janar 1917, ditën e 450-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. U dalluan për lojën e tyre Luigj Mjeda (Skënderbeu) dhe Rrok Gjonej (sulltani). Suksesi qe i plotë.

Duartrokitjet nuk ndaleshin. Meqë vepra nuk u botua, i njohim veç skeletin skenik, në saje të kujtesës së një spektatori entuziast. Akti i parë: pushtimi nga turqit, Akti i dytë: hyrja e Skënderbeut në Krujë, Akti i tretë: Kuvendi i Lezhës, Akti i katërt: Skënderbeu dhe i biri, Akti i pestë: porosia e fundit për bashkim.

Kjo dramë sipas tij përshkrohesh nga një frymë e lartë patriotike dhe tregon për një realizëm ideoartistik nga dramaturgu. Sipas studiuesve kjo vepër i qëndroi si gjykimit të kohës dhe u kthye në një vlerë për teatrin.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit