MENU
klinika

Betaja midis Nishanit dhe Sandër Lleshit

Dokumenti i lirimit nga detyra dhe dëmshpërblimi i gjeneralit

31.10.2018 - 22:34

Ministri i Brendshëm i propozuar nga Kryeministri, i cili është ende të pritje të dekretimit nga Presidenti Meta, Sandër Lleshi, në vitin 2013 është përballur me një kalvar gjyqësor.

Lleshi maj të vitit 2013, është nxjerrë në lirim me dekret nga Presidenti i kohës, Bujar Nishani. Ky propozim është bërë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami me urdhër Nr. 1093 dt. 27. 05. 2013.

Vendimi i Presidentit është marrë më datë 21 maj të vitit 2013 dhe në të argumentohet se Sandër Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvëndësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Po ashtu ai është nxjerrë në lirim dhe nga funskioni i Gjeneralit të Brigadës.

“21 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi

Dekreti i Nishanit per Lleshin

Dekreti-i-Nishanit-per-Lleshin-konica.al
Dekreti-i-Nishanit-per-Lleshin-konica.al

Dekretoj: Neni 1 Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe del në lirim”, thuhet në dekretin Nr. 8189 e firmosur nga ish Presidentit, Bujar Nishani.

Por pas këtij vendimi, Sandër Lleshi ka ankimuar dekretin dhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami në Gjykatën e Tiranës.

Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur 8 muaj më vonë të pranojë ankesën e Sandër Lleshit, si dhe ka vendosur të shfuqizojë, dekretin e Presidentit Nishani dhe urdhin e Ministrit Imami.

Në vendim thuhet se Sandër Lleshi duhet të paguhej nga Ministria e Mbrojtjes për 8 muajt që u nxorr në lirim, si dhe ky shpërblim financiar do ti jepej deri sa ai të sistemohet në një pozicion si ai që mbante.

Por Sandër Lleshi nuk u kthye më në detyrën që mbante, për rrjedhojë ai është paguar edhe për këtë funksion që nuk e ka ushtruar.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, vendosi:

Pranimin e kërkesë-padisë.
Anulimin e Dekretit Nr. 8189 dt. 21. 05. 2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Anulimin e Urdhrit Nr. 1093 dt. 27. 05. 2013 të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes t’i paguaje paditësit Sander Lleshi, pagën nga data 27. 05. 2013 deri në ditën e sistemimit të paditësit në një detyrë në përputhje me gradën që mban.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur Ministria e Mbrojtjes””, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërkohë që ish-Presidenti, Nishani ka deklaruar se Sandër Lleshin e ka nxjerrë në rezervë dhe nuk e ka liruar nga detyra. Ndërkohë që dokumenti fakton të kundërtën.

“Për mua ishte një lëvizje e sforcuar. Lleshi nuk ka qenë i shkarkuar por i dalë në rezervë. Zotëria iu nënshtrua rregullit të ushtrisë, qëndroi në kohë për aq kohë që ia lejon grada”, u shpreh Nishani.

Dekreti i ish-Presidenit Nishani

dekreti-nishanit-konica.al
dekreti-nishanit-konica.al

21 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi

D E K R E T PËR LIRIM NGA DETYRA DHE DALJE NË LIRIM

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe del në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8189
Tiranë, më 21.05.2013

Presidenti i Këshillit Europian: Nëse futet shumë herët...

“Ende jo momenti i duhur për pasaportat e vaksinave”

Raportohet për dhjetëra të arrestuar, mes tyre edhe gazetarë

Mes forcave policore/ Mbërrin në Moskë lideri i opozitës ruse Navalny

Rënia e ndjeshme e temperaturave/ Si do të bëhet ajrosja e shkollave?

Ministrja e Arsimit del me një njoftim të rëndësishëm për institucionet arsimore