MENU
klinika

Akuzat për përdhunim

Del dokumenti që Ronaldo bleu heshtjen

08.10.2018 - 13:00

Pavarësisht se i ka mohuar akuzat për përdhunim, prestigjozja gjermane “Der Spiegel” vijon të merret me historinë e Cristiano Ronaldos të ndodhur rreth 10 vite më parë në Las Vegas. Së fundmi, gazeta gjermane ka publikuar dokumentin ku Cristiano Ronaldo ka paguar për heshtjen e vajzës që e akuzon për përdhunim.

“Der Spiegel” ka intervistuar Kathryn Mayorga-n dhe tashmë publikon edhe dokumentin me të cilin Ronaldo bleu heshtjen e femrës. Dokumenti u firmos pasi Ronaldo pagoi 325.000 euro dhe, sipas asaj që lexohet, në marrëveshje parashikohej edhe dhënia e rezultateve të kontrollit për SIDA-n, në mënyrë që Mayorga të ishte e sigurt që nuk rrezikonte infektim.

Avokatët e Ronaldo-s kishin përpiluar edhe një pyetësor, ku Ronaldo pyetej në detaje në lidhje me ngjarjen dhe futbollisti i famshëm pranon se Mayorga i tha disa herë “jo” dhe “ndal”.

konica sportkonica sport mobile

Sipas “Der Spiegel”, Ronaldo kreu seks anal me Mayorga-n, kundër dëshirës së saj, ndërsa më pas i kërkoi falje, por kaq nuk mjaftonte, sepse duhej siguri që Mayorga nuk do të fliste me askënd. Avokatët e yllit portugez u morën me çështjen dhe paguan femrën që tashmë është penduar dhe akuzon publikisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN