MENU
klinika

Portugezi në telashe

Denoncoi Ronaldon, gruaja e martuar me një shqiptar

01.10.2018 - 10:53

Cristiano Ronaldo është përfshirë së fundmi në një çështje delikate, ngjarja e së cilës ka ndodhur në vitin 2009, por është rikthyer në një temë të nxehtë tashmë nga Kathryn Mayorga.

34-vjeçarja e ka denoncuar Ronaldon për përdhunim, ndërsa portugezi ka reaguar duke e cilësuar si një “fake news”.

Ishte gazeta gjermane, “Der Spiegel”, që publikoi e para denoncimin dhe tani do të përballet në gjykatë me Ronaldon. Mes të tjerash në shkrimin e gazetës gjermane, shkruhet se Kathryn Mayorga është diplomuar për gazetari dhe se në vitin 2008 ajo është martuar me një barist shqiptar.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të. Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”, shkruan “Der Spigel”.

Vetëm disa orë pasi avokati i Mayorga dorëzoi dokumentet në gjyq, Cristiano foli nëpërmjet një videoje në Instagram, ku tha: “Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”.

“Duan të promovojnë veten duke përdorur emrin tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke më thënë emrin, po kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, tha Cristiano.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN