MENU
klinika

Detajet e ngjarjes

Dëshmon Popesku: Si nisi dhe përfundoi sherri në ish-Bllok

06.10.2018 - 15:42

Redi Popesku, është pronari i lokait “Monopol”, në zonën e ish-Bllokut, ku ndodhi dhe përplasja me armë, dhe dëshmitari i cili ka zbardhur ngjarjen në mënyrë të detajuar, ashtu siç ka ndodhur.

Mbrëmjen e së enjtes ndodhi masakra me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Popesku, është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit në kërkim bashkë me dy miqte e tij, komandon Meviol Bilo dhe Fabio Alushin.

Ai ka shpjeguar përpara oficerëve të policisë, se ishte Ervin Mata që i kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj, për tu sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.

redi-popescu-konica.al
redi-popescu-konica.al

“Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata.

Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek dyqani im.

I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt.

Pra u trakuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte sic ndodhi”.

Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njerit prej djemve që shoqëronte Martinajn dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës.

Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari.

I pyetur nëse kishte dijeni se më cfare makine udhëtonte Ervis Martinaj, biznesmeni Popesku thotë se mesa ai mban mend, ai mbërriti në lokalin e tij me një makinë tip BMV të zezë.

Krimi i rëndë që tronditi kryeqytetin, ka ndodhur në zonën vip të lokalit, e cila rezulton të jetë e pambuluar me kamera dhe vetëm përmes dëshmive mund të hidhet dritë për atë sesi rrodhën ngjarjet.

redi-popescu-konica.al
redi-popescu-konica.al

Në lokal nuk ka patur as kamarier, pasi pjesëtarëve të dy grupeve u është shërbyer nga vetë Popesku.

Ky i fundit, ka bërë edhe përshkrimin fizik të disa prej personave që moren pjesë në ngjarje.

Pavarësisht faktit, se për momentin duket si një ngjarje e nisur për motive banale, prokuroria nuk përjashton edhe pistat e tjera, që mes grupeve mund të ketë patur konflikte të mëparshme, e kanë shfrytëzuar momentin për të larë hesapet mes tyre.

Kamerat e sigurisë, të instaluara në ambjentet e jashtme të biznesit, pritet ta ndihmojnë prokurorinë për të zbardhur të plotë mekanizmin.

Ndërsa, për të hedhur dritë mbi motivet, institucioni i akuzës, ka në duar tre telefonat e sekuestruar nga të cilët mund të grumbulloje prova, me mbi bazën e tyre ta drejtojë hetimin në ndonjë pistë tjetër.

Nisur kjo nga fakti, se si vetë Ervis Martinaj dhe dy personat që e shoqëronin, Fabian Gaxha që mbeti i vrarë dhe Eljon Hate, i cili u plagos rendë, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.