MENU
klinika

Dorëheqja e Xhafës

Deutsche Welle: Ministri i ri i Brendshëm i kualifikuar në Gjermani

27.10.2018 - 14:30

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u bë e ditur të shtunën (27.10) nga një njoftim i kryeministrit Edi Rama, në median sociale, që bën me dije, se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Xhafaj. Kështu shkruan sot Deutsche Welle në një shkrim për zhvillimin kryesor të javës në Shqipëri, duke i dhënë theks zëvendësimit të tij nga një person i kualifikuar në Gjermani.

SHKRIMI I PLOTË

Nga një postim i kryemnistrit të Shqipërisë, Edi Rama duket se arësye për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është kërkesa për “shpejtësi, energji dhe rezultate të reja”. Kryemnistri Rama njofton në postimin e tij, se në vend të Fatmir Xhafajt është emëruar Gjenerali Sandër Lleshi, për të cilin Rama shkruan, se “do të sjellë një energji të re, pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i kualifikuar në Gjermani

Gjenerali Sandër Lleshi, që do të jetë tani ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka kryer kualifikime të larta ushtarake në Gjermani. Ai ka qënë Atashe Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, nga viti 2003-2006. Më herët ka përfunduar kursin e avancuar të gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve, (Bundessprachenamt), kursin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kursin e Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg. Gjeneral Lleshi ka kryer edhe Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qëndrën për Studime të Sigurisë Europiane George C. Marshall, në Garmisch Partenkirchen, në Gjermani.

Xhafaj një nga arkitektët e reformës në Drejtesi. Pse dha dorëheqjen?

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit, strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale.

U shkatërrua laboratori i përpunimit të heroinës, në Has, të qarkut të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me krimn e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vet të ish-ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën (27.10) paradite nuk dha asnjë shkak për dorëheqjen e tij.

“Sfidat kanë qënë tepër të mëdha, por jam krenar që në krye të një ekipi me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002 në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”.