MENU
klinika

Vendimi për masën përkatëse

Dhunoi nxënësit në furgon/ Merret vendimi për shoferin

06.10.2018 - 21:36

Ditën e sotme u publikua një video ku shihej një shofer, i cili sipas të dhënave, transportonte nxënës shkollë, teksa dhunonte njërin nga fëmijët në ambjentet e një furgoni.

Pas hetimit të ngjarjes është bërë i mundur arrestimi i shoferit në fjalë.

Sipas burimeve të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim.

Mësohet se Sela kishte dhunuar nxënësit me motivin pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, i cili drejtonte automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë administrative Maqellarë.

drejtoria-e-policise-diber-konica.al
drejtoria-e-policise-diber-konica.al

Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur më datë 4, ndërkohë lajmi është bërë i ditur vetëm sot.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela, u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN