MENU
klinika

Kufiri Kosovë-Shqipëri

Diaspora del kundër Thaçit për korrigjimin e kufirit

14.10.2018 - 09:22

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë nga Shqipëria dhe Kosova të angazhohen për ato që ai i cilëson si çështje kritike dhe e para në listë është ideja e shumë-diskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“Duke kujtuar rolin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë së Kosovës, investimeve në rajon apo lobimit në përgjithësi me politikëbërësit amerikanë në favor të interesave të shqiptarëve, ky organizëm praktikisht kërkon që zëri i tij të dëgjohet ndërsa paraqet pretendimin kyç, atë të mos ndryshimit të kufijve. Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më monumentale të popullit shqiptar”, thuhet në letrën e hapur.

“Çdo kilometër i Kosovës është paguar me gjak, kërkojmë njohjen formale të kufijve të këtij shteti të sapo formuar, duhet t’i qëndrojmë besnikë shpirtit, kurajës dhe guximit që e bënë këtë arritje realitet, me djersë dhe lot. Prandaj, jemi kundër çdo negociate që synon humbje territori nëpërmjet demarkacionit, korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve”, vijon letra.

Në fund, komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork, thotë se “Ne nuk kemi më tokë për të dhënë, vetëm për të marrë, theksohet me forcë në shënim. Ndër kërkesat e tjera është edhe ajo e organizimit të një konference ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në Nju Jork në vitin 2019 për hartimin e një plan-veprimi ku të përvijohet një agjendë kombëtare apo angazhimi që samiti i ardhshëm i diasporës të mbahet në Kosovë e më pas të zhvendoset çdo vit në gjashte rajonet shqiptare në Ballkan”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!