MENU
klinika

Ajola sjell në jetë djalin

Dita më e lumtur për Veliajn, bëhet baba

06.10.2018 - 14:13

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliajn, kjo e shtunë me siguri është dita më e lumtur në jetën e tij, pasi është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka sjellë në jetë djalin e tyre mëngjesin e sotëm rreth orës 09:40.

Mësohet se Ajola Xoxa ka sjellë në jetë djalin që peshon 3 kilogram e 400 gram, i cili gëzon shëndet të plotë. Lindja e djalit është pritur nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Pak kohë më parë, kur konfirmoi lajmin e shtatzënisë së Ajolës, Veliaj shprehej: “Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”.

Tani na mbetet vetëm t’i mësojmë emrin, e t’i urojmë jetë të gjatë!

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain