MENU
klinika

IDMC përmes dokumenteve

‘’Ditët e kujtesës’’, ndërgjegjësim mbi diktaturën komuniste

26.10.2018 - 12:43

Rikthehen në më plot se 10 aktivitete  “Ditët e Kujtesës” deri më 31 tetor nga IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë.

ditet e kujteses mbi komunizmin (3)
ditet e kujteses mbi komunizmin (3)

 

Jo shumë fort është ngritur zëri dhe është vepruar mbi problemet që ka pasur Shqipëria mbi të shkuarën komuniste. Pasojat e këtij regjimi të ashpër po harrohen dita-ditës. Një nga organizatat më të rëndësishme në lidhje me kujtesën e sistemit komunist është organizata IDMC.

Nën moton “Identiteti dhe Kujtesa” u çel më 22 tetor 2018, në ambientet e “Tirana International Hotel” edicioni i tretë i aktivitetit “Ditët e Kujtesës” organizuar nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC), në partneritet me fondacionin gjerman Konrad Adenauer (KAS) Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien dhe aktorë të tjerë të fushës së kujtesës.

Sot në datën 26 tetor në Hotel International në orën 10 u zhvillua aktiviteti i radhës i  IDMC-së nga Dr. Jonila Godole për prezantimin e botimeve shkencore mbi diktaturën: ‘’Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 2’’ si dhe ‘’Dokumente në politikat kulturore dhe  indokrinimin e shoqërisë nga shteti komunist shqiptar në vitet 1945-1990 nga ASA.

Kurse në pjesën e dytë leximin publik të dosjes së një të përndjekur sigurimi mbi shtypjen në regjimin komunist ndaj familjes Peshkëpia.

Fjalën e hapjes e mbajti Dr. Jonila Godole dhe në vazhdim moderatorja mbi çëshhtjet historike Fatmiroshe Xhemalaj nën vëmendjen e shumë të rinjve në sallën Teuta, nuk mungonin as të moshave të tjera.

‘’Në librat e tjerë që na presin, do të kemi prezantimin e enciklopedisë së viktimave, do kemi një vëllim tjetër të dokumentave të marra nga arkivat në periudhat 1945-1990. ‘’ theksoi Dr. Godole.

kolana e librave

Ajo e vuri theksin gjithashtu mbi faktet e kohës së diktaturës në dy anë burimore, si nga familjet e të të burgosurve edhe nga ana tjetër e dokumentave faktike.

Vuri gjithashtu rëndësinë mbi tekstet mësimore që kanë pasur një zbehje të trajtimit të historisë së kaluar, mbi mënyrën se si janë zbardhur këto fakte dhe  ngjarje  të dhimbshme për shqiptarët.

”Janë zjgedhur ato dokumente që janë të aksesueshme si për nxënësit dhe për mësuesit. Mua më vjen mirë që në këtë aktivitet do të merremi me historinë e sistemeve të burgjeve dhe të sistemit komunist në Shqipëri.’’ shtoi ajo.

Nga ana tjetër ajo vijoi mbi konkursin që kishin marrë pjesë të rinjtë dhe sidomos nga zonat më të thella të Shqipërisë dhe kjo ishte një risi e padiskutueshme mbi interesin dhe vëmendjes së shqiptarëve përkundrejt historisë së dhimbshme.

Më tej ky seminar u ndoq nga një numër të madh të rinjsh të shkollave dhe vazhdoi në ekspertizën e historianeve që ishin të pranishëm në aktivitet.

Për më shumë informacion mbi aktivitetin 10 ditor të IDMC-së në lidhje me të shkuarën historike shikoni në: https://idmc.al/ditet-e-kujteses-18.html dhe http://www.observatorikujteses.al/rikthehen-ditet-e-kujtes…/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN