MENU
klinika

Kontributi patriotik

‘’Diturija’’ rizgjon Lumo Skëndon në Tiranë

11.10.2018 - 09:50

Për kremtimet e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe për nder të një prej figurave më të ndritura të nacionalizmit shqiptar, Mithat Frashëri(Lumo Skëndo), u mbajt sot në orën 11: 00 në katin e dytë të Hotelit Tirana International, në Sallën Balsha u mbajt një konferencë shkencore me temë ‘’Lumo Skëndo dhe themelimi i revistës Diturija’’ në promovimin e botimit analistik të revistës së mirënjohur kulturore Diturija (1909-1927).

Të pranishëm, përveç të ftuarve të shumtë dhe të interesuarve, ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Shqipëri, studiues, historianë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë konferencës studiuesit kanë trajtuar disa aspekte, si çështjet gjuhësore në revistën “Diturija”, cështje të gjuhës në Kongresit të Manastirit, roli i saj në historinë e shtypit dhe shoqërisë shqiptare dhe sfidat e botimit të saj, promovimi i botimit anastatik të revistës.
Konferenca është organizuar në kuadër të kremtimeve për 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit nga Fondacioni ALSAR, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Aktivieti u mbështet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Fondacion Arsimor Kulturor Humanitar (ALSAR) dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, në fjalën përshëndetëse në aktivitet tha se Lumo Skëndo dhe “Diturija” u bënë të pandarë, teksa u plotësuan ndërsjelltas. Ky event e lartësoi mendimin shqiptar nacionalist për të mirën e Shqipërisë dhe të kulturës shqipe.

‘’Përgjatë dy dekadave, nga 1909-ta në 1929-n, botuar me ndërprerje, për një sërë arsyesh të kuptueshme, në Selanik, Bukuresht dhe Tiranë. Ajo i rezistoi kohës, aq sa sot është njësoj e dëshirueshme për t’u lexuar, tha kryetari Mehdi Gurra.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, vuri theksin se promovimi i revistës “Diturija” dhe po ashtu një konferencë shkencore për 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit do të organizohet edhe në Prishtinë në nëntor. Kjo formë e organizimit shkencor do të nxisë partneritete ambicioze midis bibliotekave dhe studiuesve.

-Prof. Dr. Xhevat Lloshi në ligjëratën e tij me temë, ‘’Çështje gjuhësore në revistën “Diturija” pas Kongresit të Manastirit’’ ligjëroi për historinë e gjuhësisë në tri drejtime, si psh., në Kongresin e Manastirit, lëvrimi i historia e shkrimit shqip, leksilografia fleksilografia, rëndësinë e pjesmarrësve. Më pas hodhi rëndësinë për albanologjinë në ‘’Dituria’’ për vitin 1926 dhe për fjalore në katër gjuhë nga autori Lumo Skëndo. Gjithashtu ai foli dhe 1927 për vërejtje psikologjike në fjalorin e Marko Boçarit. Në vazhdimin e ligjëratës ai vazhdoi për rëndësinë e ‘’Diturisë dhe sidomos të personalitetit shumëdimesional të Lumo Skëndos’’. Kujdesi për të hapur polemikat për drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga ai. Pranohet nevoja për evoluimin e gjuhës në polemikën e tij.

-Prof. Dr. Luan Malltezi me temë: ‘’Sfidat e botimit të “Diturisë” foli për numrin e parë të revistës Dituria, për një biografi të thellluar të Lumo Skëndos, angazhimin e tij që në një moshë të re. Veprën e tij për të ritur nivelin e lëvizjes shqiptare nacionaliste, si të gazetës ‘’Lirija’’, si dhe me artikullin e parë ‘’Ç’na panë sytë’’. Për punën e shkollës së parë shqiptare, për pasqyrimin në gazetë për Kongresin e Manastirin etj. Sipas Lumos Skëndos, revista ‘’Diturija’’ filloi si qasje letrare dhe diturake shprehu Mllatezi. Profesori reshton aktivitetin e Lumo Skëndos në të gjithë figurat të mëdha nacionaliste të Shqipërisë ku ai bashkëpunoi, aktivitetin në Rumani, qeverinë me Ismail Qemalin etj. Ajo analizoi një sërë veprimtarie të Lumo Skëndos në jetën e tij publicistike dhe historike.

-Prof. Dr. Persida Asllani me temë: ‘’Revista e Lumo Skendos dhe misioni i dijes’’
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Prof. Dr Persida Asllani, u shpreh në ceremoninë e hapjes se me këtë konferencë “Diturija” ritkhen identetietin e figurës shumëdimesinale të Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo). Si tehksoi ajo Lumo Skëndo është në qindra referenca, mijëra citime, pjesa më thelbësore ishte pasioni i tij për t’i përshtatur lexuesit shqiptar dhe për të dëhnë kulturën e gjerë. Në një letër me Kostë Cekrezin, ai shpreh misionin qe i ka vënë vetes përmes penës për të zgjuar në disa qarqe një jetë intelektuale… shkrimet e saj nga më i gjati deri te më i shkurtri janë për shqiptarin. Më pas ajo tregoi kontributin e gazetës për veprimtarisë që kishin puna e bektashinjve, jezuitëve, ortodoksëve, Luigj Gurakuqin etj veprimtari të asaj kohe. Gjithashtu foli dhe për biblotekën e njohur private të Lumo Skëndos që më pas ia dhuroi Insitutit Albanologjik në Shqipëri.


-Prof.Asc. Dr. Mark Marku referoi temën: ‘’Revista Diturija në historinë e shtypit dhe shoqërisë shqiptare’’. Profesori vuri në dukje se në këtë revistë botonin të gjitha figurat kombëtare nacionaliste. Ishte një institucion komunikimi. Shkrimi publicistik dhe shkrimi letrar kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Ka një dukuri të veçantë që i jep karakter dhe gjuhës shqipe theksoi ai. Studimet tona e kanë anashkaluar domethënien e kaluar të këtyre veprimtarive kombëtare, ai vuri vëmendjen në ideologjinë e shkencës së letërsisë. Rikthimi i ‘’Diturisë’’ është një rikthim në jetë të kulturës shqiptare sot shprehu Mark Marku. Në gjithë hapësirën shqiptare tha ai nuk ka një revistë të specializuar kulturore siç e ka pasur Mithat Frashëri dikur.

-z. Uran Butka hodhi mendime në temën: Të botosh veprën e Mid’hat Frashërit
Bashkëpunimi i institutit të tij me figurën Mithat Frashërit, e vlerëasoj Diturinë si një nga më të mirat e pasurinë e jashtzakonshme, vepër biblografike. Ai vuri citime të Lumo Skëndos për dijen dhe kulturën. Ai përmendi nëj nga albanologët më të rëndësishëm shqiptarë, Joklin, sesi e vleresonte Lumo Skëndon, sidomos për kalendarin e tij, si i interesuar për këtë revistë. Psh artikulli i tij i parë ‘’Përshkrime të harruara’’ në sytë e tij. Gjithashtu ai dha mendimin e Joklit për Lumo Skëndon për vlerësimin e veprës e tij si punë shkencore dhe shumë e rëndësishme për diturinë e shqipes.

Revista “Diturija” u themelua nga Lumo Skendo pas përfundimit të Kongresit të Manastirit, kryetar i të cilit u zgjodh njëzëri 110 vjet më parë. Numri i parë doli në Selanik më 1 janar të vitit 1909 dhe qysh në fillim spikati me frymën e thellë kulturore dhe informacionin dituror që do të rrugëtonte së bashku me revistën drejt një enciklopedie të mirëfilltë albanologjike.

Në Revista “Diturija’’ e Lumo Skendos zhvilloi një hapje të gjerë shumëkulturore dhe shumëdimesionale në shumë lëme të shekncave albanologjike në çështje të historisë, të udhëpërshkrimeve, të dëshmive, të gjuhësisë shqipe e drejtshkrimit, të bibliografisë etj.


Ndër to spikasin cilki “Udhëtarët e huaj në Shqipëri”, rubrikat “Shtim në rradhojtë e Legrandit”, “Duke lexuar një libër”, “Tribuna gramatike dhe gjuhësijë”, biografi të shumta, vëzhgime zakonore, dëshmi historike si dhe shkrime me interes të veçantë mbi historinë e besimeve dhe kultit ndër shqiptarë etj.

Botimi anastatik i saj në prag të 110 –vjetorit të Kongresit të Manastirit sjell në vemendjen tonë faktin se për nga rëndësia e dijes që ajo përcolli “Diturija” është tashmë në një monument kulture, themelet e të cilit u hodhën në vitin e largët 1909 për t’u shndërruar në një referencë kombëtare të dijes dhe “bujarisë së dijes” gjatë viteve 1926-1929.

Bashkë me Albaninë e Konicës dhe me plejadën e simotrave të saj gjatë viteve ‘20-‘40 të shekullit të kaluar (Hylli i Dritës, Zani i naltë, Leka, Shkëndija, Përpjekja shqiptare, Minerva) këto revista përbëjnë një nga entitetet themelore të kulturës së shkruar shqipe.

Pas fjalës së mbylljes së konferencës nga mbesa e tij u zhvillua dhe një kokteil për nder të gjithë organizatorëve të kësaj Konference shkencore dhe të botimit të revistës si dhe për nder të të ftuarve në të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët