MENU
klinika

Përfitimet

Domate të ziera kundër kolesterolit

31.10.2018 - 12:59

Domatet janë përbërësi më i zakonshëm në recetat e kuzhinës, në salcat për pasta dhe pica, ato janë të pazëvendësueshme. Shkencëtarët kanë vërtetuar se domatet  e ziera kanë të njëjtat përbërës si statinat, të cilat përdoren për të luftuar kolesterolin. Ata mund të jenë  një zëvendësues mjaft efektiv për statinat dhe medikamentet  të cilat rekomandohen për të shmangur problemet me zemrën.

Konsumimi i  20 ml salcë ose lëng domate gjatë ditës është e mjaftueshme për të ndihmuar këta pacientë. Sekreti është niveli i lartë i likopenit në  përbërjen e tyre. Ky antioksidant i fuqishëm është një burim i shëndetit të mirë, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Domatet e ziera janë më të mira, sepse trupi mund të thithë më shumë likopen prej tyre sesa nga domatet e freskëta.

Ekspertët nga Australia, analizuan rezultatet e 14 studimeve ndërkombëtare – përfitimet e likopenit në 55 vitet e fundit. Ata arritën në përfundimin se ai prodhoi mbrojtje natyrore kundër niveleve të rritura të kolesterolit . Studimi tregoi se më shumë se 25 mg likopen në ditë ul kolesterolin me 10%, tha Dr Karin Reid, një nga autorët e këtij studimi.

Domatet  kanë të njëjtin efekt si medikamentet që zakonisht rekomandohen në raste të tilla, dhe nuk kanë efekte anësore që përfshijnë dhimbje të muskujve, dobësi dhe dëmtime nervore.

Lycopene është gjetur edhe në shalqi, , grejpfrut dhe kajsi, por në sasi shumë më të vogla.