Ne e dimë se sa kohë, para dhe përpjekje mund të marrë për të gjetur aromën tuaj të preferuar të parfumit, kështu që vërtet nuk doni të humbni asnjë pikë të vetme. Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që parfumi t’ju mbajë të freskët gjatë gjithë ditës.
1.Nëse se doni që parfumi të qëndrojë sa më gjatë, së pari duhet të hidratoni lëkurën. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues. Hidratimi është shumë i rëndësishëm pasi nuk lejon lëkurën të thahet dhe kjo bën që lëkura ta të përthithë sa më mirë parfumin.
2.Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë,ju duet të njiheni edhe me zonat ku duhet ta aplikoni atë. Hidhni në vendet ku ju mund ta masni lehtësisht pulsin tuaj. Psh, tek kyçet e duarve apo edhe tek qafa,pulsimi bem që aroma të shpërndahet. Gjithashtu mund ta hidhni edhe në zona të tjera si psh, pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.
3. Një tjetër detaj që i duhet kushtuar vëmendje është ruajtja e parfumit. Nëse lihet në banjo ai ndryshon aromën pasi avulli i dushit dhe lagështira çojnë deri në avullimin e tij. Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në një vend te4 errât large dritës së diellit në mënyrë që ai të mos avullojë.
4. Ndoshta mund ta keni bërë shkarazi, por ekspertët e industrisë së rekomandojnë të spruconi pak parfum dhe mbi flokë. Distanca nuk duhet t’i kalojë të 30 cm-tat, ose mund ta bëni duke ulur kokën poshtë. Kështu do të ndjeni aromën tuaj të preferuar në të gjithë trupin.
5. Aplikoni pak vaseline në zonat ku hidhni parfum.Ajo e bën aromën më të fresket dhe bën që lëkura ta përthith dhe t’ju mbaj me një aromë të mirë për një kohë të gjatë
6. Aplikojeni parfumin pas dushit.Nësë e hidhni pas dust ju sigurojmë së aroma do t’ju zijas per shumë kohë.Kjo sepse pas ujit të ngrohte ,lëkura është e hidratuar dhe poret janë të hapura, kështu lëkura e përthith më shpejtë.