MENU
klinika

Mos i bëni këto gabime

Doni të bini në peshë shpejtë dhe pa shumë mundime?!

16.10.2018 - 20:07

Nëse e keni vendosur që të humbisni kilogramët e tepërt dhe të mbani trupin në formë, ne ju sugjerojmë që të hiqni dorë nga këto zakone të ngrënies sa më shpejt të jetë e mundur.

Mos ngrënia e një mëngjesi të bollshëm

Një mëngjes i bollshëm me vezë dhe një darkë e lehtë është metoda më ideale për të pasur një peshë të mirë.

Shpejtësia e metabolizmit ndryshon nga ora në orë ndaj nuk duhet të evitoni një mëngjes të pasur me kalori.

Dreka duhet të jetë mesatare ndërsa darka më e lehtë.

Ekspozimi i pakët në diell

Drita e diellit ndihmon në djegien e kalorive, thonë studimet.

Kjo është një nga arsyet përse njerëzit shtojnë më shumë në peshë në dimër.

 Nuk pini një gotë me ujë sapo zgjoheni

Ekspertët thonë se pirja e një gote me ujë sapo të zgjoheni është një ide shumë e mirë.

Uji përshpejton tretjen dhe ul rrezikun e shtimit në peshë.

Nuk kryeni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik në mëngjes përshpejton metabolizmin, djeg kaloritë dhe ul oreksin.

Për më tepër, aktiviteti fizik ndërkohë që jeni të uritur është më efikas në aspektin e rënies së peshë.

 Ngrënia e ëmbëlsirave në drekë ose në darkë

Nëse jeni të apasionuar pas ëmbëlsirave, hajini ato në mëngjes.

Ndikimi i ëmbëlsirave që hahen në mëngjes është më i vogël se i atyre që konsumohen më vonë gjatë ditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN