Dinastia “Ronaldo” është e destinuar të vazhdojë, të paktën nga ajo që vjen nga fushat e blerta dhe jo nga jashtë saj. Nëse Cristiano Ronaldo vijon të thyejë rekorde, edhe i biri duket në rrugën e mbarë.
Cristiano Junior ka shënuar dy gola shumë të bukur për ekipin e moshave të Juventus, duke vërtetuar edhe njëherë se është rrugës për të ndjekur hapat e babait të tij, Cristiano Ronaldo.
what a goal by cristiano junior @Cristiano @juventusfc pic.twitter.com/UaUGbppjvP
— md shohag (@mdshoha73604243) October 14, 2018
Nuk është hera e parë, por ajo që që të impresionon më shumë është fakti se si me thjeshtësi arrin të shënojë, qoftë edhe kënde të vështira, apo kur përballë është portiere, duke e shmangur këtë të fundit.
Cristiano Junior, ndryshe nga i ati, më shumë pëlqen të jetë në krahun e djathtë se san ë të majtin. Gjithashtu, ai është po aq i zoti edhe nga goditjet standarte, teksa stërvitet pasdite në rezidencën e tij.