MENU
klinika

Serie A, java 8

Dopietë e Higuain, Milan nis të ngjitet

07.10.2018 - 17:01

Pas fitores bindëse të nja jave më parë, Milan ka bindur edhe sot në shtëpi ndaj Chievo-s, duke fituar 3-1. Një sukses e ngjit ekipin kuqezi në klasifikim, duke shkuar i qetë në derbi me Interin në javën e ardhshme të kampionatit.

Gonzalo Higuain bëri diferencën në pjesën e pare, duke shënuar dy gola në harkun e tetë minutave gjatë pjesës së parë. Të dy golat e argjentinasit erdhën nga pasimet e Suso. Më saktësisht, nga këmbët e Suso kanë ardhur të tre asiste e golave të firmosur nga Higuain.

Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Bonaventura, në ndeshjen e tij numër 150 me Milan, shënoi golin e tretë për vendasit. Chievo e ngushtoi diferencën, kur u mbush një orë lojë me anë të 39-vjeçarit Sergio Pellissier. Milan ka shënuar dhe ka pësuar gol në të shtatë ndeshjet e luajtura sivjet në Serie A.

Ndërkohë, Lazio ka fituar 1-0 ndaj Fiorentina, me golin e shënuar nga Ciro Immobile dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 15 pikë, por plot 9 pikë larg Juventus kryesues. Sampdoria fitoi 1-0 në fushën e Atalanta-s.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN