MENU
klinika

Pëfshihen edhe ambasadorë

Dosja 339/ Basha: Ka përgjime të tjera si të Dakos në PS

30.10.2018 - 14:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmendur emra të tjerë të Partisë Socialiste të përfshirë në transkasione dhe të përgjuar ashtu si Vangjush Dako në dosjen 339.

Ai përmendi emrat e Saimir Tahirit, Damian Gjiknurit, Taulant Ballën, Qazim Sejdinin dhe deputetë të tjerë të PS duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar me figura të rkimit të organizuar për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit në Dibër dhe Elbasan.

“Në rrafshin e skandaleve kriminale mund t’ju them se dosja 339 nga e cila keni parë vetëm majën e ajsbergut, në vetvete është pjesë e disa hetimeve të nisura nga prokuroria, disa prej tyre të nisura me kërkesën tonë, siç është dosja e Dibrës ku janë interceptuar në mënyrë ligjore, pra janë krijuar fakte dhe prova ligjore të përfshirjes së Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm, Damian Gjiknurit, ende ministër dhe të paktën të 4 deputetëve të PS në transaksione të së njëjtës natyrë si dosja 339 me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të organizuar si Ymer Lala dhe të tjerë eksponentë të krimit të organizuar për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit e Dibrës në masakrën e shtatorit 2016 që ishte prologu dhe prova gjenerale për skemën që u aplikua në gjithë vendin në zgjedhjet e qershorit 2017.

Në kuadër të këtyre të fundit, pra të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 siç është dëshmuar jo vetëm nga Emiljano Nuhu por dhe burime të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokuroria e Elbasanit kanë prova faktike të përfshirjes në transkasione kriminale të dy eksponentëve të PS-së, kryedeputetit për PS-në Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit”, deklaroi Basha.

dako pranon pergjimet-konica.al

Ai tha se Rama ka pasur një strategji që përmes bashkëpunimit me bandat të shkatërrojë procesin elektoral dhe të sjellë një qeveri të zgjedhur nga kriminelët.

“Megjithatë mendoj se në kuptimin e jurisë së opinionit publik, të gjitha këto fakte e prova sado përpiqen ti varrosin apo tjetërsojnë plotësojnë mozaikun e shpalosur dhe nga dosja 339 dhe vetëm sa e rëndojnë verdiktin dhe përfundimin në të cilin ka arritur çdo shqiptar. Po kështu me planin ogurzi të kriminalizimit të PS-së.

Kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë e Edi Ramës të vënë në jetë dhe të zbatuar menjëherë pas zgjedhjeve të Dibrës me qëllim që përmes bashkëpunimit me bandat e krimit të organizuar dhe derdhjes së parave të pista të shkatërrojnë procesin elektoral çka ka sjellë një qeveri të zgjedhur nga kriminelët dhe që sot e kësaj dite punon për kriminelët”, u shpreh Basha.

vangjush dako-konica.al
 

Një nga skandalet e paralajmëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e PD-së është dhe marrja e një tenderi sipas tij korruptiv dhe të paracaktuar prej 15 mln eurosh një firme kroate.

Por ndonëse nuk e tha me emër, Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarë se pas këtij tenderi qëndron një shtetase e huaj që ka qenë në Shqipëri deri pak kohë më parë, duke iu referuar ish-ambasadores së BE-së, kroates Romana Vlahutin. Basha tha se ky tender është dhuratë e kryeministrit për vëllain tij Olsi Ramën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vaksinimi i fëmijëve 5 deri në 11-vjeç

Pfizer publikon studimin: Dozat janë gati 91 % efektive

"Lëre se është shoku i shefit, janë fëmijë biznesmenësh!"

Rrëfimet e policëve nga ndalimet e automjeteve në kohë pandemie

"Për urbanët e ka fjalën bashkia e Tiranës"

Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet

Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët

Merr fund “odiseja” e Sarajeve të Toptanëve