MENU
klinika

Buxheti i 2019-ës

Drejtësia merr fondet, ulen shpenzimet e ministrive

30.10.2018 - 18:38

Përsa i përket buxhetit të vitit 2019, shumicën e fondeve do t’i marrin institucionet e drejtësisë e në këtë mënyrë, Kryeministria dhe ushtra do të marrë më pak.

Sipas tabelës së buxhetit konstatohet se më pak fonde do të ketë për Ministrinë e Infrastrukturës dhe të bujqësisë.

Ndërkohë përsa i përket numrit të punonjësve shkurtime parashikohen në Ministrinë e Bujqësisë dhe rritje në institucionet e drejtësisë.

Buxheti i vitit 2019 do të jetë me shkurtime fondesh për një sërë ministrish. Ndërsa rritje parashikohet të ketë për institucionet e drejtësisë por edhe ushtrisë.

Sa i përket Presidencës, fondet e akorduara do të jenë të njëjta me vitin që lamë pas teksa me rreth 45 mijë lekë i shkurtohen Kuvendit dhe i shtohen Kryeministrisë.

ministria-e-jashtme-konica.al
ministria-e-jashtme-konica.al

Bujqësia dhe infrastruktura po ashtu do të preken nga shkurtime ashtu si edhe financat.

Ndërsa Ministria e Kulturës dhe e Shëndetësisë do të kenë një shtesë përkatësisht me 100 mijë dhe 700 mijë lekë.

Sa i përket Ministrisë së Drejtësisë rritja parashikohet me 2 milionë lekë dhe po aq edhe mbrojtja.

Por edhe Prokuroria e Përgjithshme do të ketë një shtesë në fond me 100 mijë lekë.

Gjatë viti të ardhshëm në buxhet parashikohen 269 punonjës më shumë, të cilët do ti shtohen administratës shtetërore.

Sa i përket punonjësve, presidenti Ilir Meta dhe kryetarii i Kuvendit Ruçi do të kenë të njëjtin staf.

Teksa Kryeministria pritet të ketë një shtesë me 6 pozicione të reja.

-buxheti i 2019-konica.al
-buxheti i 2019-konica.al

Shkurimet më të mëdha parashikohen në stafin e Ministrisë së Bujqësisë me 89 vetë, te Infrastruktura me 48, Shëndetësia me 30, Financat 15 dhe Turizmi me 36 më pak.

Personel shtesë do të ketë Ministria e Arsimit me 84 pozicione dhe e Drejtësisë me 63.

Shërbimi Informativ Shtetëror do të ketë të njëjtin numër punonjësish, 913.

Por rritje do të kenë institucionet e tjera qeveritare me 127 vetë.

Institucionet e drejtësisë do të kenë 94 punonjës shtesë, ku 50 i shtohen Prokurorisë së Përgjithshme.

Po ashtu KPK do të ketë 14 persona më shumë dhe KPA me 6 personel. Në total agjencitë qeveritare do të kenë 21742 punonjës.

Sa i përket bashkive, Tirana do të ketë shtesën më të lartë me rreth 300 milionë lekë, e ndjekur nga Durrësi e Elbasani me 70 milionë dhe 40 milionë lekë.

Por dhe Bashkitë e djathta si Kamza, Shkodra dhe Gjirokastra do të kenë rritje me nga rreth 20 milionë.