MENU
klinika

Nga Col Mehmeti

Drenica midis Anton Çetës dhe Xhemajl Abrisë

14.10.2018 - 09:54

Drenica si trevë etnografike âsht ma e pasun se krejt krahinat e tjera rrotull (ma e pasun se Dukagjini, Podguri, Llapi, Karadaku, Derveni e Pollogu). 

Pak para se me dhanë shpirt tradita e saj gojore, Anton Çetta i sistemon mbijetojcat e fundit të folklorit drenicak (tregime popullore, anekdota e shprehje tjera orale). Në zemër të tyne âsht nji jehonë e largët, remishencë, e botës së post-Tanzimatit (prej vitit 1850 e përpjetë).

Me e kqyrë me nji frymë kritike, ajo që supozohet me qenë “zeitgeist”-i (shpirti i kohës) i krijimtarisë popullore âsht veçse shprehje e nji prapambeturie të thellë, nji mediokriteti gati neveritës.
Filmi Little Big Man (1970), me Dustin Hoffman si protagonistin kryesor, sjell nji perspektivë joromantike për komunitetet indigjene në Amerikë: ata që kishin aurën e kryepleqve si burim ultimativ i dijes (source of wisdom) ishin veçse do idiotë bestytë përballë nji kolonizuesi të pajisun me teknologji siprane e me pushtet dijësor e gjuhësor.

Kryepleq si Xhemal Abria (që i spiunonte tek autoritetet osmane kryengritësit shqiptarë), Dervish Goxhuli, etj, në periudhën e dhanë historike, ishin autoritete që e hegjemonizonin diskursin pre-modern rural me pikëpamjet e tyne.

Thumbat e tyne nuk janë sarkazmë mas të cilës mshefet ndonji filozofi e kondensume; përkundrazi ato janë fjalë me helm e me demotivim kundrejt të riut, që konsiderohet si antitezë e rendit patriarkal mysliman. “Ti pashë bahesh, po njeri nuk bahesh”, i thotë nji plak i shtremtë djalit të tij që ka mrri grada të nalta në officialdom-in e kohës.

Kjo anekdotë shpesh citohet si mençuni e plakut kundrejt të riut mendjelis, por nënteksti (frojdian) âsht frustrimi i plakut nga dekonfigurimi i rendit social që ja rrezikonte pozitën e privilegjume si hamës në kurriz të punës së meshkujve të ri.

Duhet me u çmitizu pikëpamja jonë që me zor kqyr me e portretue mjedisin rustik paramodern si “burim i dijes”.

O njerëz, Serbia në këtë kohë pat krijue estabilishment akademik të antropologjisë gjeografike (shkolla e Jovan Cvijiçit), e na folim për fore të Nastradinit, Xhemajl Abriave e Dervish Goxhulave.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!