MENU
klinika

19 mln ndjekës

Dua Lipa e nis ditën me foto provokuese

03.10.2018 - 10:57

Pak ditë më parë, Dua Lipa arriti shifrën e 19 milionë ndjekësve në rrjetet sociale dhe sigurisht përveç këngëve të saj, janë edhe foto që Dua publikon që i kanë dhënë këtë sukses në këtë rrjet social.

Dua ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore. Dikur ishin më të rralla fotografitë që këngëtarja publikonte në rrjetet sociale, mirëpo jo e njëjta gjë ndodh edhe sot. Së fundmi, Dua publikoi për ndjekësit e saj një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej vetëm në të brendshme para pasqyrës.

Ajo theksoi linjat e saj trupore, duke treguar se vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më në top formë sa i përket fizikut.

Projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet kënga “Electricity”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Silk City, ndërsa është pritur mirë nga publiku, pasi vetëm deri më tani është shikuar mbi 30 milionë herë në YouTube.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN