MENU
klinika

“Grammy shkon për ta”

Dua Lipa: Të madhe më bëri Prishtina!

11.10.2018 - 19:08

Me sukseset e deritanishme që ka pasur këtë vit, Dua Lipa do të jetë një kandidate serioze për të rrëmbyer një çmim Grammy gjatë vitit të ardhshëm.

Dua Lipa, Grammy

Ajo ka folur së fundmi për mundësin e triumfit në Grammy, duke thënë se nëse do të fitonte çmimi do të shkonte për disa njerëz të veçantë.

Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN