MENU
klinika

Sulmuesi i Shpresës

Durmishaj, basti i fituar i ekipit grek

03.10.2018 - 12:22

Herën e fundit shënoi dy gola, por ai nga ndeshja në ndeshje po luan mirë dhe ka plotësuar pritshmëritë e drejtuesve të ekipit. Është fjala për sulmuesin shqiptar Fiorin Durmishaj, që po shkëlqen në kampionatin grek me Panioniosin.

Talenti i Shpresave arriti të shënonte dy gola mjaft të buku në transfertën e fundit të skuadrës së tij, duke i dhënë fitore ekipit. Ato dy gola të shënuar, kanë bërë që në Greqi të nisin të mendojnë seriozisht për të ardhmen e sulmuesit kuqezi.

Forma që tregoi edhe sezonin e kaluar, bëri që për Durmishajn të kishte shumë interes në verë, kryesisht nga kampionati kroat ku Hajduku i Splitit ishte ekipi që paraqiti ofertat më konkrete drejt shqiptarit.

fiorin durmishaj
fiorin durmishaj

Drejtuesit e skuadrës greke vendosën t’i refuzonin të gjitha ofertat në drejtim të tij, pasi kishin shumë besim te sulmuesi dhe kjo gjë po vërtetohet këtë sezon. Te Panioniosi ai shihet si një nga futbollistët lider në fushë dhe, përveç se është sulmuesi i vetëm, është edhe shumë i rëndësishëm për të ndihmuar futbollistët e tjerë që të dalin para.

Mediat greke raportojnë se për Durmishajn nuk do të ketë asnjë pengesë nëse në merkatos vijnë oferta të mira nga Europa. Ai do të lihet i lirë që të shkojë te cili ekip të dojë, por që edhe oferta të jetë e kënaqshme. Megjithatë, Durmishaj nuk ishte në listën e Kombëtares, ndoshta ka ardhur koha që Panucci t’i hedhë sytë edhe nga djaloshi 21-vjecar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN