MENU
klinika

Aksioni te “Ura e Dajlanit”

Durrës/ Arrestohen trafikantët me 2 kg kokainë

29.10.2018 - 09:54

Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të përshfirë në krim të organizuar e trafik droge, policia ka ndaluar ditën e djeshme 2 vetë në Durrës.

Aksioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme tek zona e quajtur “Ura e Dajlanit”. Pas një hetimi 2 mujor, policia arriti të vërë në pranga 2 persona. Të arrestuarit janë Taulant Llalla dhe Adnand Bufi, respektivisht 29 dhe 22 vjeç.

Raportohet që dy të rinjtë fillimisht nuk i janë bindur policisë që të ndalojnë.

Nga ky operacion janë sekuestruar 2 kg kokainë. Droga ishte e fshehur tek airbagu dhe e mbështjellë në plastmas me dy pako.

Policia po vijon hetimin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.